Aktorja 37-vjeçare shkroi një postim të detajuar dhe të hollësishëm në rrjetin social Facebook të shtunën, në të cilin ajo pretendon se Kramer e çoi atë në një dhomë hoteli në Miami, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe dhe fërkonte gjithë trupin e saj ndërsa koordinatori i Hollywood-it ka refuzuar gjithçka.
Në atë kohë, Dushku luajti në një prej roleve të saj të parë në krah të aktorit Arnold Schwarzenegger në filmin aksion në vitit 1994 ‘True Lies’.
Dushku shkruan se u ka treguar prindërve të saj, njërit nga vëllezërve dhe dy shokëve më të rritur për ç’ka kishte ndodhur por “askush nuk dukej i gatshëm për t'u përballur me këtë subjekt atëherë, as nuk ishte unë”.
Eliza thotë se ka ardhur në përfundim që tani ta bëjë të ditur ngacmimin që i ka ndodhur kur ka qenë e vogël, pasi sheh se edhe koleget e saj po e bëjnë të njëjtën gjë.
Aktorja shqiptare Eliza Dushku e mbyll shkrimin e saj në Facebook dhe duke mbyllur një stuhi në jetën e saj “Kjo do të më sjellë një qetësim në shpirt, dhe fundin e një stuhie në jetën time”.
(Postimi i aktores Dushku në Facebook)
Redaksai Online
A.Gj/Shqiptarja.com











