Eliza Dushkut i vjedhin çantën Louis
Vuitton të maskuarit për Halloween

Eliza Dushkut i vjedhin çantën Louis<br />Vuitton të maskuarit për Halloween
Aktorja shqiptare me karrierën e saj të suksesshme në Amerikë, Eliza Dushku ka rënë pre e hajdutëve në natën e festës së Halloweenit.

Ajo ka mbërritur në hotel Rhode Island bashkë me një çantë Louis Vuitton me kosto 2 mijë $ të cilën e kishte dhuratë nga personaliteti i televizionit dhe “bizneswomen” Sharon Osbourne .

Ndërkohë që ajo ka qenë duke shkarkuar bagazhet e tjera drejt hotelit, çantën e ka lënë në cep të bagazheve të cilën ia kanë vjedhur dy persona të maskuar për Halloween dhe aktorja nuk i ka njohur.

eliza dushku

Më pas ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale si Twitteri.

Me ndihmën e sigurisë pas disa orëve asaj i është kthyer çanta dhe ka rifreskuar statusin në Twitter duke shkruar “U arrestuan të kërkuarit bashkë me çantën time.

Faleminderit që e bëtë këtë të ndodhë”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan