Eljo Hysko: Kundër kujt duhet të gjuajnë të rinjtë e PD-së me vezë?

 Eljo Hysko: Kundër kujt duhet të gjuajnë të rinjtë e PD-së me vezë?

Kryetari i FRESH-it, Eljo Hysko

Kryetari i FRESH-it, Eljo Hysko ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme, ku të rinjtë e FRPD tentuan të godisnin me vezë, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar që sipas tyre do të bëhet në favor të ngritjes së kullave të klienteve të Rames dhe Veliajt. Dhe bazuar në arsyetimin e tij, ai shtron disa pyetje, të cilat mundohen të hedhin dritë mbi qëllimin e militantëve të Partisë Demokratike për të goditur me vezë Erion Veliajn.

Nisur nga ngjarja e sotme, e tentativës për të goditur me vezë kryetarin e bashkisë Tiranë, sa qesharake aq edhe e trishtë për mënyrën sesi përdoren të rinjtë, kam disa pyetje për ata që kryen aktin por edhe për çdo të ri që militon në Partinë Demokratike.

Unë besoj se aksionin tonë politik, aktivizmin rinor duhet ta bazojmë përveçse në ideologji edhe në fakte dhe punë konkrete. Mbështetjen por edhe revoltën tonë duhet ta bazojmë në çfarë kanë bërë ata për ne, të rinjtë. Prandaj sot më lindën natyrshëm disa pyetje :

Të rinjtë duhet të gjuajnë me vezë atë të cilin bllokoi ndërtimin e qendrës rinore të Tiranës për një tallava apo atë që si ministër e ndërtoi atë? Duhet të sulmojmë atë kryetar/ekip i cili degradoi Pazarin e Ri apo atë që e ktheu në stoli të Tiranës? Duhet të sulmojmë atë sheshin Skënderbej e shndërroi në lëndinë apo atë që sot e ka kthyer në hapësirën më të jashtëzakonshme urbane dhe sociale që ka njohur Shqipëria? Duhet të sulmojmë atë që nuk qe i aftë të ndërtonte bulevardin e ri, unazën apo atë ekip që në kohë rekord po i mbaron ato?

Duhet të sulmojmë atë i cili Piramidën po e kthen në qendrën në të cilën do të trajnohen mijëra të rinj në teknologji apo atë ekip i cili donte ta kthente në një parlament? Duhet të qëllonin atë të cilin si kryetar nuk ndërtoi një kënd lojërash, si opozitar luftoi kundër këndit apo atë që ndërtoi mbi 15 kënde lojërash në qytet? Duhet të sulmojmë atë që ka ndërtuar mbi 30 çerdhe apo atë që s’ka bërë asnjë? Duhet të sulmojmë atë model, i cili ka ndërtuar mbi 20 kopshte dhe po aq shkolla apo atë të cilin nuk lëvizi një gisht?

Duhet të sulmojmë atë që rivitalizoi teatrin Metropol apo atë që e la në harresë? Duhet të sulmojmë atë, i cili rivitalizoi Liqenin e Tiranës dhe sot është gëlon nga njerëzit apo atë që se pastroi njëherë e lërë më të investonte? Duhet të sulmojmë atë ekip qe rikthehu amfiteatrin e liqenit apo atë qe e degradoi? Duhet të sulmojmë atë ekip që sot po pyllëzon edhe liqenet e tjera si atë Farkës, Kasharit apo atë që nuk e di ku ndodhen? Duhet të sulmojmë atë që bëri bashkë mijëra qytetar për të mbjellë qindra mijëra pemë apo atë që s’mori njëherë iniciativën të bënte diçka në qytet?

Duhet të sulmojmë atë model, i cili sot po promovon kaq shumë ecomobilitetin, po sjell kompani biçikletash e po ndërton infrastrukturën e duhur apo atë që nuk bëri një korsi biçikletash? Duhet të qëllonin atë të cilin e degradoi qendrën TEN apo atë që e rivitalizoi? Duhet të qëllonin atë të cilin bllokoi Rin Fest apo atë që risolli Tirana Art Fest? Duhet të qëllojmë atë model që ka ndërtuar hapësira sportive e që sot çdo 9 vjeçare apo gjimnaz ka mijëra të rinj që stërviten apo atë që se ka idenë çfarë është ajo që po bëjmë sot?

Duhet të mbështesim atë që ndërtoi 6 mensa sociale apo atë që se mori mundimin njëherë të shpërndante një pjatë supë për të pastrehët? Duhet të mbështesim atë që promovon rininë urbanë e Tiranën moderne apo atë që bëri tortën e Pavarësisë? Pyetje të tilla krahasimore mund të gjej shumë më shumë se kaq, por këto janë ato që prekin më shumë të rinjtë. Jam realisht i interesuar të di nëse ia kanë bërë këto pyetje ndonjëherë vetes. Jetonit më mirë në një Tiranë të menaxhuar nga Luli apo sot?

Kryetari i FRESH-it, Eljo Hysko

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 14/06/2018 23:06

    Mire e ke po ku di dhia ceshte tagjia?

    Përgjigju
    • vali: 15/06/2018 14:58

      Te lumte Eljo,Pergjigje me te mire per ata qe dine vetem te shkaterrojne,te djegin nuk ka.Te rinjte si ty jane e ardhmja e vendit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë