"Ellenika", Drejtuan nga burgu
trafikun e drogës, ja përgjimet

trafikun e drogës, ja përgjimet">
TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com, publikon përgjimet e zbardhura të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që ka dënuar anëtarët e rrjetit të drogës, dhe më kokretisht Endrit Doklen dhe Izet Krasniqin, për të cilët ka përcaktuar masën e dënimit me 16 vjet burg. Gjatë bisedave telefonike të përgjuara mes të pandehurit Endrit Dokle dhe të bashkëpandehurve Jorid Xhunga dhe Isuf Buna, si përpara arrestimit të tre shtetasve shqiptarë ashtu edhe pas këtij momenti. 

Përgjimet e bisedave telefonike rezultojnë të kenë filluar në fillim të shtatorit. Nga bisedat telefonike të përgjuara, konstatohet se i bashkëpandehuri Isuf  Buna komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të pandehuri Endrit Dokle, i shqetësuar për vonesat në shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali.  Në këto biseda telefonike, kuptohet që është i pandehuri Endrit Dokle, së bashku me të bashkëpandehurin Jorid Xhunga, që mban kontakte me bashkëpunëtorët e tyre në Itali. Gjatë kësaj kohe, Dokle ka qënë i izoluar në burg.
“........
856 – Po mir,thuaji të foli një herë andej,ke fol ti andej o burr?
399 – Ku?
856 – Andej.
399 – Ë. Jo s’kam fol për zotin.
856 – O Serxho, po shife më...., janë tu na zënë derën burrat e huj!
399 – Ej, do më lësh rehat dhe ti tani?
856 – Si të lë rehat unë ty?
399 – Çfar ke bë ndonjë gjë lale?
856 – Çfar ke, pse më ndron muhabet?
399 – S’të ndron njeri muhabet, jo.

856 – Çfar ka,ka ndonjë gjë që s’ashtu?
399 – Joooo o lali,asnjë lloj problemi,pse mërzitesh? Dje fola me ata shokët e mi unë, do flas në darkë ose nesër në mëngjes, a kupton?
856 – Duan lek burrat e huj o lali, unë jam tu ju prit juve.
399 – A?!
856 – Juve prite prite Skënderbene juve.
399 – Aman o burr se unë jam këtej…,sikur s’du unë o burr?!
……856 – Po mir mu duhet me më sqaru një çikë se mua më ka ra gjithë bara në kuriz.
399 – Hajde se po të sqaroj unë tashti, kupton? Kanë qënë njerzit shum të impenjum kanë qënë aq të lodhur sa që unë s’shkoj më, kupton?
856 – Mirë, mirë janë ca detyrime që duhet me i dit se mua më ka ra në kuriz tashti.
399 – E di o vlla e di.
856 – Po mir,mendo një çikë për mua ti mos mendo vetëm për vete.
399 – Kemi qënë të zënë këto ditë…

856 – Mirë mirë,foli një çikë atij Ridit,dëgjo çfar të them vllai jot,foli se nuk është tu u bë mirë për kokë tate se është tu na ik prej durësh është tu na ik. ....Kaq po të them unë, foli se mua më vjen zor me i thënë se thotë fantazon në burg ky.....”
Pas komunikimit me shtetasin e njohur me emrin “Sergjio” dhe të bashkëpandehurin Jorid Xhunga, i pandehuri Endrit Dokle komunikon me të bashkëpandehurin Isuf Buna, duke i shpjeguar në lidhje me ecurinë e shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali. Kjo bisedë telefonike është regjistruar ne datë 03/09/2008, ku mes të tjerave theksohet:
626 – Ë lali?
856 E gjeta më në fund,e gjeta.
626 – Jo ore,ë më thuaj ku?

856 – Fola me të,kishte lënë telefonin në shpi.Si o vlla e le telefonin në shpi i thashë.A s’ke pas ndonjë punë sot,po jo s’dojsha me fol me njeri tha.
626 – Po,po,ë më thuaj.
856 – Jo s’dojsha me fol me njeri sot,si më s’dojshe me fol me njeri ti?
….. 626 – Jo,jo kjo s’është….. S’është kjo jo.Ka pesë mijë thirrjet e mija aty.  Ai nëqoftëse nuk më merr në telefon mua ai bën gabim.
856 – Jo, në shpi e ka në shpi se pyeta, nuk më rejti ai që ka me vete, jo. Telefonin e ka në shpi se e verifikova unë
626 - ...dikush ka bë diçka ka të drejt me u frik dhe ik prej Shqipërie, kur s’ke bë asnji gjë dhe je i pastër rin te shpia jote për qejf të.... Unë jam te shpia ime o Indrit, si puna e atij si puna ,a është kështu o lalush,si thua ti?
856 – Nesër takoje pa tjetër e ndai muhabetet me të!....”
Edhe në ditët në vazhdim, i pandehuri Endrit Dokle, ka komunikime të shpeshta me të bashkëpandehurit Isuf Buna dhe Jorid Xhunga, duke tentuar të vendosë kontaktet dhe të sqarojë gjendjen me personat që kanë marrë përsipër shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali
 “856 – Nesër e takon i sqaron muhabetet.
626 – Po,po nesër me atë e pasnesër me ty pak.
856 – Po o lal po.... Fola me djalin e axhës së vet unë fola.

.....626 – Numrin e atyre djemve duhet me e marr pa tjetër ti.
856 – Po më e kam unë, ta jap nesër.
626 – Jo, jo s’ka problem, por që të jesh në kontakt me atë ti.
856 – Jo më s’kam fol me ato, pse duhet me fol me ato, ktyre duhet me ja u shtrëngu unë jo atyre.  Këto duhen shtrëngu jo ato.
626 – Po,po o lali.
856 – Po fola me çunin e xhajës së vet, tha ik e mos e vrit mendjen, për dy ditë tha do bëhet gjë shum e bukur.
626 – Mir lali mirë. Nuk kam më nerva lali”
 
Buna dhe Shevqet Vata, mbajnë kominikime të dyfishta me Indrit Doklen dhe shtetasin kosovar Izet Krasniqi, ku këtë të fundit e kontaktojnë, në mënyrë që ai ti sigurojë korrierët. Në një telefonata të përgjuar është ky komunikim.
 
“738 – Ë shqipe?!
188 – Ë dajo?
738 – Çfar bëre?
188 – Hiç.Më mori ai shoku.
738 – Po.
188 – Më duket se nipçja ka mbet për të mërkurën.
738 – Jooo!
188 – Për zotin po.
738 – Ani,mirë.Ti a the për ditën e martë?E dijsha se dhe ai s’lëviz.
188 – Jo më,ai lëviz.
738 – Hajd.
Fakti që kjo sasi lënde narkotike e sekuestruar në Itali është pjesë e sasisë së dërguar në muajin gusht nga të pandehurit Isuf  Buna, Shefqet Vata, Endrit Dokle, Jorid Xhunga dhe Izet Krasniqi, gjen konfirmim edhe ne transkiptimet e bisedave telefonike të përgjuara pas kësaj datë.

“.....
856 – Janë sëmurë, janë sëmurë o lali.
302 – Ë?
856 – Janë sëmurë krejt them.
302 – Jo ore?!
856 – Po, po.
302 – S’ka problem lalush, hajd.
856 – Shif e shko takoje atë qeros dhe thuaji qe kështu më ka ndodh, t’i kam borxh dhe hajd shnet”.
Disa minuta më vonë, në orën 08:07:16 PM, i bashkëpandehuri Isuf Buna zhvillon një tjetër bisedë telefonike me të pandehurin Dokle, në lidhje me situatën e krijuar, pas dëshimit
“....856 – Mos u mërzit,…

302 – Jo më lali.U nis me ma fut,ma futën,hallall.
856 – Jo,jo,ti s’ke pse e konsideron kështu.
302 – Jo,konsideratat nuk i shprehi me ty, a kupton se ne jemi një familje,por ...,u nisën,kishte muaj që u nisën,nuk ka probleme a kupton?Nga e more vesh ti?
856 – Po fola me atë që ke ti atë numrin..... I ka shku me e marrë atje ku i ka thënë me e lënë dhe i ka dalë “dardhë”.Mundohu me e taku atë qerosin.
302 – Jo,jo,unë me taku njeri, kush është ky qeros...... Qerosit i vë gjobë unë jo në emrin tim me vu të tjerët.
856Po duhet me e taku se duhet prap.
302 – Unë nuk takoj njeri,kërkënd oEndrit, asnji, hajd”.
 
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë