Këngëtarja e njohur Claire Bouchet ose ndryshe Grimes, ka folur si rrallëherë për sfidën e saj të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve që ka me ish-partnerin e saj, Elon Musk.
Ish-çifti ka dy djem, X Æ A-Xii dhe Techno Mechanicus, si dhe një vajzë Exa Dark Sideræl.
“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Më tej artistja shprehet se nuk po e njeh më Elon Musk, duke theksuar se nuk e ka parë një nga fëmijët e saj për pesë muaj.
“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua - dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.
Grimes dhe Musk kanë qenë në një lidhje për katër vjet, gjatë së cilës ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë, të cilëve u kanë dhënë emra të pazakontë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.2%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?
22 Dhjetor, 11:52
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
21 Dhjetor, 21:45
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor, 15:12
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor, 21:00
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor, 09:53
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor, 22:34
-
Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 400 miliardë dollarë
12 Dhjetor, 07:43
-
Një epokë e re e bashkëpunimit hungarezo-amerikan, grupi 4iG pjesë e bisedimeve me Trump dhe Musk
10 Dhjetor, 17:49
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44
Në Shqipëri egziston një fjalë e urtë që thot:vetëm duke qëndruar pranë komandantit,mund të ndrysho se h vendimet e tij.Është edhe një ligj njerëzor që thotë:edhe nëna më e keqe duhet t'i shohë fëmijët e vet.Duket se është veprim i një personi të zemëruar,me arsye ose jo,nuk e di.Me Amerikën mburret çdo person i emancipuar se është vendi më demokratik në botë ku nuk shkelen ligjet e të drejtat njerëzore.Në jetën e përditshme u kam thënë shumë personave se pasuria e pushteti nuk të jep të drejtën të shkelësh ligjet e të drejtat e njeriut.Përveç shkatërrimit të gjithanshëm e vënies në rrezik të jetës time e të njerëzve të mi nuk kam fituar ndonjë gjë tjetër.
Përgjigju