Elon Musk, miliarderi i madh dhe pronari i X, si edhe ish-drejtoresha ekzekutive e rrjetit social, Linda Yaccarino, janë thirrur për një “dëgjim të lirë” më 20 prill nga prokuroria e Parisit: këtë e bën të ditur vetë prokuroria franceze në një njoftim.
Sot, brigada franceze për luftën kundër krimit kibernetik ka kryer një kontroll në degën e X France, në kuadër të hetimit të nisur në Francë mbi algoritmet e X dhe Grok, të cilat konsiderohen të dyshimta.
Drejtësia franceze po heton që nga fillimi i vitit 2025 funksionimin e rrjetit social (ish-Twitter), pas një kallëzimi të deputetit të shumicës presidenciale, Éric Bothorel (Ensemble!), më 12 janar 2025. Kontrolli në selinë e X France po kryhet nga seksioni për luftën kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me agjentë të Europol-it, për të shqyrtuar veçanërisht funksionimin e algoritmeve të X. Entiteti juridikisht përgjegjës për rrjetin social ndodhet në Irlandë. X France merret vetëm me komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun.
Algoritmet e platformës X, dyshohen se mund të shkelin ligjet evropiane, veçanërisht në lidhje me: manipulimin e përmbajtjes dhe algoritmeve, përhapjen e dezinformimit, mungesën e transparencës së algoritmeve dhe rreziqet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve.
SpaceX e Elon Musk ka blerë kompaninë e tij të inteligjencës artificiale xAI përmes një bashkimi që synon të zbatojë qendra të të dhënave (data center) në hapësirë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania ajrore-hapësinore. Ky përvetësim bashkon aftësitë raketore të SpaceX me teknologjinë e inteligjencës artificiale të xAI për të krijuar atë që Musk e ka përshkruar si “motorin e inovacionit më ambicioz dhe të integruar vertikalisht në Tokë (dhe më gjerë)”.
Komente










