Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin

Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin

Elon Musk

Biznesmeni amerikan Elon Musk është përfolur shpesh më parë se konsumon droga për të mposhtur depresionin dhe stresin.

Së fundmi ai ka rrëfyer se përdor ketaminë për të dalë nga një “gjendje negative mendore”. Kritikët e Musk e kanë akuzuar prej kohësh për abuzim me lëndë narkotike.

Në një intervistë të transmetuar në rrjetin social "X" të hënën, Musk u pyet nëse do të konsumonte ndonjëherë drogë ose alkool. Ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë substanca rekreative si kanabisi ose kokaina, me përjashtim të një rasti ku provoi kanabis me prezantuesin Joe Rogan në 2018-n.

Megjithatë ai u shpreh se mjekët e tij i kanë dhënë ketaminë, e cila është një substancë e kontrolluar në SHBA.

“Ka raste kur kam një lloj… gjendje negative në trurin tim, si depresioni mendoj… depresioni që nuk është i lidhur me ndonjë lajm negativ, dhe ketamina është e dobishme për të nxjerrë një person nga këto korniza negative”, tha Musk.

 

 

 

 

 

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari