Elona humbi jetën në Turqi, ja shtëpia e mjerimi ku jetonte. Fundjave Ndryshe apel për ndihmë

15-vjeçarja Elona Kuburja, edhe pas përpjekjeve të shumta, nuk mundi që të fitojë betejën me sëmundjen e saj.

Humbja e 15-vjeçares është një dhimbja e madhe, por vuajtjet për familjen Kuburja nuk kanë të mbaruar, pasi gjendja ekonomike në të cilën ndodhen është e vështirë. 

"Kur hyra në shtëpinë e tyre sot, në murin e shtëpisë i cili tregonte qartazi mundimin e kësaj familje për ti dalë në ballë jetës, shkruheshe SHITET SHTËPIA! Familja prej disa muajsh, prej hallit të madh të vajzës kishte nxjerrë dhe këtë strehëz në shitje.",-shkruan Hajdari në profilin e tij në Facebook. 

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arëbër Hajdari ka bërë apel për të ndihmuar familjen Koburja, të cilës i duhet një shtëpi e re për të rritur tre fëmijët e tjerë.

Statusi i plotë:

Sot përcollëm Elonën për në banesën e fundit.

Qofsh e parajsës engjëll i vogël. Nuk mund të rri pa thënë disa gjëra që me vranë në shpirt. Familja Kuburja, një familje puntore, e urtë, jetojnë në zonën e Fushë Krujës. Babai i Elonës, Albani, një burrë zotni, punon aty pranë në një firmë për ti siguruar fëmijëve ushqimin.

Kur hyra në shtëpinë e tyre sot, në murin e shtëpisë i cili tregonte qartazi mundimin e kësaj familje për ti dalë në ballë jetës, shkruheshe SHITET SHTËPIA!

Familja prej disa muajsh, prej hallit të madh të vajzës kishte nxjerrë dhe këtë strehëz në shitje.

Më bëri përshtypje, pastërtia, midis gjithë asaj varfërie. Këto janë njerëzit puntorë, të ndershëm të këtij vendi!

Humbje madhe në familjen e tyre, Elona, por familja ka dhe 3 ëngjëj të tjerë, ndaj sot nisëm fushatën për ti ndërtuar familjes Kuburja një shtëpi të re.

Bashkë jemi më të fortë, bashkë mund ti mposhtim vuajtjet. Ju lutem shpërndajeni!

Më poshtë mënyrat sesi mund të ndihmoni familjen Kuburja:

+355688089999

https://www.gofundme.com/nje-shtepi-te-re-per-familjen-kubu…

Paypal : [email protected]
Paypal - Credit Cards : https://ffn.al/en/donate-2/

FUNDJAVE NDRYSHE
NR I LLOGARISE - MONEDHA - IBAN
0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027
0021184027 - EUR - AL61202110130000000021184027
0031184027 - USD - AL46202110130000000031184027
SWIFT CODE - SGSBALTX
EMRI I BANKES - RAIFFEISEN BANK SHA

Shtëpia e tanishme e familjes Koburja 

G.D./a.m./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Qobani: 19/09/2019 13:47

    Çdo njeri mundet ti përjetoj ndjenjaj shpirtnore,kur ti jep ndihmë dikujt,fiton dashuni dhe rrespekt,mund të ndodh atij i vjen shum randë,ka shum mëkate po i shtohet nji sevapë,i njejti prej mendjes tmadhe hargjon mijra dollar dhe nuk i duket randë si dhimben,shumica jan vetëm me marrë asht e dobishme tmsohen edhe me dhanë, VEHDISOHUNI

    Përgjigju