Elona tregon për të ëmën: “Kur të
martohem, do t’ia ndiej mungesën”

Elona tregon për të ëmën: “Kur të<br />
martohem, do t’ia ndiej mungesën”
Eldora dhe Elona janë përfshirë gjatë javës në një bisedë të gjatë për jetën e tyre dhe për lojën brenda shtëpisë.

Vajzat flasin me mall për ditët që kanë kaluar deri më tani në Big Brother, ndërsa ndihen me fat që kanë përjetuar një eksperiencë të tillë.

“Është një eksperiencë unike që jo të gjithë kanë fatin ta përjetojnë”, shprehet Elona, mendimin e së cilës e mbështet edhe Eldora.

Ndërsa më vonë Eldora e pyet Elonën se si është ndier pas vdekjes së të ëmës dhe Elona tregon se e ka përjetuar shumë keq ndarjen me të.

Ajo e krahason veten me një fëmijë të vogël gjatë momentit që është ndarë nga e ëma.

“Unë e mbaj veten për shumë gjëra, por ai moment më ka prekur e më ka bërë të vuaj shumë”, shprehet Elona.

Ajo tregon se atë moment të dhimbshëm nuk e krahason me asgjë tjetër në jetë dhe se vetëm aty e ka kuptuar se sa e dobët është brenda vetes.

Ndërsa Eldora thotë se e kupton, ndërsa fillon të tregojë për rëndësinë që ka e ëma në jetën e saj dhe për dashurinë dhe kujdesin që ka ndaj saj.

Gjithashtu, Eldora tregon edhe për kujdesin e të ëmës ndaj saj, ndërsa tregon situata të ndryshme kur është larg saj dhe ndien mungesën e të ëmës.

Ndërsa Elona tregon se pas vdekjes së të ëmës ata kanë ndërruar edhe shtëpinë, pasi e kanë pasur shumë të vështirë të vazhdojnë jetën pas vdekjes së saj në të njëjtat ambiente.

“Qëndrimi im në shtëpi sërish është shumë i vështirë, pasi për gjithçka është kujdesur mami”, tregon Elona, e cila shton se ndihet keq gjatë gjithë kohës që gjendet e vetme në shtëpi.

Ajo mendon se duhet shumë kohë për ta kaluar këtë dhimbje. “Asnjëherë asgjë nuk harrohet”, thotë Eldora, duke kujtuar vdekjen e të atit.

Të dyja vajzat bien në melankoli dhe kujtojnë me dhimbje fatkeqësitë e tyre në jetë.

“Unë e mendoj veten kur të kem fëmijë një ditë dhe për mungesën që do të ndiej për mamin”, shprehet Elona duke menduar për të ardhmen e saj pas një martese.

Gjithashtu ajo mendon se edhe gjatë ditës së dasmës do ta ndiejë të domosdoshme prezencën e të ëmës afër saj.

Pas pak minutës vajzat vendosi të shkojnë në dhomën e gjumit, duke iu bashkuar pjesës tjetër të banorëve që janë duke fjetur.


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur