Elsa, Evita dhe pianoja

Ajo nuk e ka humbur sharmin, as buzëqeshjen, zhdërvjelltësinë, format trupore apo shkëlqimin e syve, pavarësisht impenjimeve të të qënit nënë e re, dhe jetës mes dy kontinenteve, Afrikë dhe Europe.

Nuk ka lënë pas dore as pianon, dhe projektet e saj muzikore. Përkundrazi, tani i bën shoqëri Evita. Eva e vogël ( në spanjisht Evita do të thotë Eva e vogël) nuk flet fjalë, është ende e vogël,

por komunikon me lëvizjet, të josh me sytë e mëdhenj blu. E ulur mbi piano, mban në dorë partiturën ndërsa mami i saj luan.



Që prej lindjes së vajzës së saj të parë Evita, këngëtarja Elsa Lila i ka munguar publikut shqiptar me këngët dhe zërin e saj.



Megjithatë kohët e fundit Lila na ka njohur me Evitën e vogël duke e prezantuar në koperina të ndryshme.

Në këtë foto të realizuar nga fotografi Artan Korenica, Elsa shfaqet mjaft ëmbël së bashku me vogëlushen e saj me sytë e mëdhenj blu.



Ndoshta Evita do të ndjekë rrugën e nënës së saj?

(xh.k/s.g/shqiptarja.com)

6/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA