Nuk ka lënë pas dore as pianon, dhe projektet e saj muzikore. Përkundrazi, tani i bën shoqëri Evita. Eva e vogël ( në spanjisht Evita do të thotë Eva e vogël) nuk flet fjalë, është ende e vogël,
por komunikon me lëvizjet, të josh me sytë e mëdhenj blu. E ulur mbi piano, mban në dorë partiturën ndërsa mami i saj luan.
Që prej lindjes së vajzës së saj të parë Evita, këngëtarja Elsa Lila i ka munguar publikut shqiptar me këngët dhe zërin e saj.
Megjithatë kohët e fundit Lila na ka njohur me Evitën e vogël duke e prezantuar në koperina të ndryshme.
Në këtë foto të realizuar nga fotografi Artan Korenica, Elsa shfaqet mjaft ëmbël së bashku me vogëlushen e saj me sytë e mëdhenj blu.
Ndoshta Evita do të ndjekë rrugën e nënës së saj?
(xh.k/s.g/shqiptarja.com)