Elsa Lila në Tiranë, premton
projekte të reja në muzikë
Zëri dhe suksesi që ajo preku që në moshë fare të re, e bënë të jetë një ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, duke lënë gjurmët e saj edhe pse tashmë nuk jeton në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elsa Lila e cila prej
Zëri dhe suksesi që ajo preku që në moshë fare të re, e bënë të jetë një ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, duke lënë gjurmët e saj edhe pse tashmë nuk jeton në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elsa Lila e cila prej vitesh ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Romës! Përmes rrjetit social “facebook” kemi mësuar që këngëtarja së fundmi ka vizituar Tiranën, ku mes të tjerash ka gjetur dhe kohën për miqtë e saj.
Këshilltari i Kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore, Fate Velaj dhe Elsa kanë pirë nga një kafe së bashku dhe kanë realizuar edhe disa fotografi për t’i pasur si kujtim. “Sot, më 3 qershor 2014 piva një kafe artistiko- muzikore me një mike, me një yll shqiptar, me Elsa Lila.
Kishim kohë që e dëshironim të uleshim e të bisedonim për artin, kulturën, muzikën e...Nuk u takuam dot në Romë...U mundësuam sot dhe, biseduam shumë e shumë për ide e projekte, për prezantime e përfaqësime ku Elsa, ashtu impulsive, plot dinamik e ‘diesel’ fliste për dëshirat, idetë saj, të cilat ishin dhe të miat e që, së shpejti do jenë tonat”, ka shkruar Fate Velaj krahas fotografive në “Facebook”.
Veç këtij takimi miqësor, ne mësuam që Elsa Lila dëshiron që ti rikthehet muzikës me projekte të reja muzikore, ndoshta të munguara sot në Shqipëri ku në një të ardhme të bëhen realitet. Nuk e dimë ekzakt se për çfarë projektesh bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt, që çdo gjë rreth Elsës rrotullohet rreth muzikës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
32/3
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.2%
-
Edi Ramën
27.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet të nisë protesta/ Policia stacionon fikëset e zjarrit pranë kryeministrisë! Gati për të ndërhyrë
7 Tetor, 18:05
-
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
7 Tetor, 18:05
-
VIDEO/ Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 18:04
-
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
7 Tetor, 18:03
-
FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
7 Tetor, 17:54
-
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)
7 Tetor, 17:52
-
Protesta/ Dule e Ndoka mbërrijnë në selinë e PD (VIDEO)
7 Tetor, 17:51
-
Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
7 Tetor, 17:41
-
VIDEO/Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
7 Tetor, 17:36
-
‘Pakti për vdekjen e Universitetit', protestuesit e parë para Kryeministrisë
7 Tetor, 17:27
-
Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme
7 Tetor, 17:26
-
FOTOLAJM/ 'Lironi deputetin Salianji!' Militantët nisin të mblidhen tek selia e PD-së, shikoni çfarë ndodh
7 Tetor, 17:23