Elsa Lila videomesazh Ramës:
T’i thuhet Jo armëve kimike

Elsa Lila videomesazh Ramës:<br />T’i thuhet Jo armëve kimike
Artistja Elsa Lila në një videomesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkon të mos lejohen importi i armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Këngëtarja Lila në fjalën e saj tha se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të lihen mënjanë interesat ekonomike dhe politike.

“I nderuar zoti Edi Rama, kryeministër i vendit tim Shqipëria. Unë quhem Elsa, me profesion artiste dhe me banim në Romë. Besoj se vendi im ka nevojë për shpresë. Pasi besoj se Shqipëria ime ka nevojë për lule, jo për farën e helmit. Besoj se në Shqipëri duhet mbrojtur arti i jetës, dhe jo arti i vdekjes, prandaj i nderuar zoti kryeministër unë ju uroj që ju të gjeni forcën që këtë radhë të lini mënjanë interesin ekonomik dhe politik të kombit tonë përsa i përket importit të armëve kimike në Shqipëri, dhe të përqafoni thirrjen e njëzëshme të të gjithë shqiptarëve që sot po ju thotë “Jo, ne nuk i duam armët kimike në Shqipëri”, tha artistja Elsa Lila.

Redaksia Online
(e.s/shqitarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet