TIRANE - Elseid Hysaj është në optikën e ekipit të Lazios për edicionin tjetër futbollistik. Mbrojtësi shqiptar që luan me ekipin e Empolit kërkohet me ngulm nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Lajmikonfirmohet edhe nga drejtori sportiv i skuadrës së Empolit, Marcello Carli. “Hysaj ka treguar një pjekuri të madhe në lojën e tij.
Është një lojtar që luan shumë mirë në krahun e djathtë, zotëzon një forcë të madhe fizike dhe luan mirë me topin. Nuk e di nëse te Lazio mund të luajë titullar por jam shumë i bindur se brenda pak viteve mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm në futbollin italian.
Ne nuk kemi nisur bisedimet direkte por i kemi krijuar hapësira Lazios. Gjithsesi jemi të qetë sepse edhe nëse djaloshi qëndron te skuadra jonë, nuk ka asnjë problem pasi gëzojmë një bilanc të shëndoshë. Por mund të them gjithashtu se nëse nga ana e Lazios do të ketë një ofertë të rëndësishme do të jetë e pamundur ta mbajmë.
Dua të ritheksoj se nuk kemi pasur asnjë kontakt me shoqërinë bardhekaltër por e pranoj se presidenti Claudio Lotitto është takuar me agjentin e lojtarit. Përsa o përket çmimit është shumë e vështirë që të vendosim për Elseidin por mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte bashkëpronësia.
E di shumë mirë se e kanë ndjekur shumë skuadra dhe interesimi në rritje për të lidhet edhe me faktin se ai është edhe pjesë e kombëtares shqiptare” përfundon drejtori sportiv i Empolit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com