Nga një ëndërr, në realitet. Elseid Hysaj do të zbresë sot në fushë për herë të 100 të fanellën e Kombëtares. Mbrojtësi nga Shkodra do të jetë edhe kapiten në këtë ndeshje jubile për të. Ai është futbollisti me më shumë paraqitje me skuadrën kuqezi. Hysaj debutoi me Shqipërinë më 6 shkurt 2013 në miqësoren e humbur 1-2 kundër Gjeorgjisë, duke luajtur 29 minuta. Ishte trajneri De Biasi ai që e ftoi në Kombëtare kur sapo kishte mbushur 19 vjeç.


Lajmi kryesor:

Formacionet/ Luksemburgu test për lojtarët dhe trajnerin, Kombëtarja sot s'duhet ta diskutojë fitoren në 'Air Albania'! Bilanci flet për kuqezinjtë