Eltjon Valle çel Natën e Bardhë
në GKA, ekspozitat falas 

Eltjon Valle çel Natën e Bardhë<br />në GKA, ekspozitat falas 
Artisi i njohur Eltjon Valle është autori i ekspozitës që u çel për Natën e Bardhe këtë të martë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Vepra e tij me dy skulptura e titulluar “Primigenus” i dedikohet tokës. Kjo vepër është realizuar me kampione toke dhe përbërja e skulpturave merr jetë, ngrohet, ftohet dhe përhap aromën e saj.

"Doja që t’i jepja jetë një materiali të ngurtë , kjo ishte dhe doja të bëja  fuzionin e një  tokës ta bëja skulpturë, e të krijoja sensin e parë ku lindi skulptura që është toka, dhe mund të jetë dhe guri", shprehet artisti.

 
Ylli Drishti studiues e kurator në Galerinë Kombëtare rrëfen profilin e artistit.

"Këtë vit ne ftuam artistin Eltjon Valle i cili jeton në Milano për të qenë prezent në këtë eveniment. Eltjon Valle është një artist i cili tashmë ka një rrugëtim,  është i njohur dhe në Shqipëri pasi ka marrë pjesë në disa ekspozita këtu , ka qenë pjesë edhe e ekspozitave galeria Kombëtare ka hapur në Duseldorf. Është prezent edhe Shqipëri përveç në mjaft qytete dhe galeri të vendeve evropiane ku ai është pjesë e sistemit të artit", na tregon Drishti .

 
Artisti Eltjon Valle e ka krijuar këtë vepër në si një mënyrë komunikimi me tokën dhe në shenjë proteste.

Në vitin 2013 ai e ekspozoi këtë vepër në Kuçovë, vendlindjen e tij, ku që na lufta e parë botërore po ndotet për shkak të kërkimeve të naftës
 
Me rastin e manifestimeve të 29 nëntorit publiku përveç veprave të Eltjon Valles do të shikojë falas edhe ekspozita e tjera të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali