Elton Deda dhe Virusi, takim “veteranësh”

Elton Deda dhe Virusi, takim “veteranësh”
Janë takuar në Kosovë gjatë një vizite që Elton Deda ka pasur së fundmi aty, prandaj edhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, që dy “veteranët” e muzikës rok shqipfolës të mos kalonin një drekë së bashku, si dikur në kohët e arta. Edhe siç ndodh rëndom në këto raste, i zoti i shtëpisë, Nexhat Mujovi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Virusi, ka sugjeruar restorantin me ushqim dhe pije të zgjedhura, që janë mënyra më ë mirë për të festuar ritakimin e tyre. Mësohet se pas mbarimit të The Voice of Albania, Elton Deda do të vazhdojë të qëndrojë edhe për pak kohë në Shqipëri, pasi pritet që shumë shpejt së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Redona Makashin, të mblidhen për të kënduar të tre në një recital. Ende, nuk dihet data e saktë e koncertit, pasi deri tani po kërkohen njerëzit që duhet të mbështesin financiarisht këtë iniciativë.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë