Elton Deda, kantautori i njohur
vjen live me Rock në BUNK’ART 1

Elton Deda, kantautori i njohur<br />vjen live me Rock në BUNK’ART 1
Këngëtari dhe instrumentisti i mirënjohur Elton Deda do të ngjitet në datën 20 janar, ora 21:00 për të performuar live në sallën e Kuvendit, ne muzeun BUNK'ART 1 që ndodhet pranë teleferikut në Tiranë.
 
Peformancat e tij muzikore kanë qenë gjithnjë të admiruara nga publiku, ndaj Elton Deda këtë herë do të performojë live, duke i dhënë një vazhdimësi në ngjitje festivalit Bunk Rock, i cili rezervon edhe një surprizë tjetër. Në datën 27 janar do të vijojë me peformanca të tjera grupi “Asgjë Sikur Dielli”.
 
Elton Deda është një nga këngëtarët më të njohur dhe autor këngësh që janë kthyer në hite për publikun. Nga kritikat dhe profesionistë e muzikës konsiderohet si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar.
 
Gjatë karrierës së tij, Elton Deda ka marrë pjesë në festivale të ndryshme. Shfaqja e parë e Eltonit në skenë ka qenë në Televizionin Shqiptar në fillim të viteve ‘80, kur ai këndoi këngën "Koha ne pentagramin tim", dedikuar babait të tij Ferdinant Deda, një nga dirigjentët më të mirë të kohës.
 
Elton Deda megjithëse u edukua për muzikë klasike dhe i binte pianos, pas rënies së diktaturës pati fatin të shprehte pasionin dhe zgjedhjen e tij.
 
Ndërsa ishte ende i ri, ai formoi grupin “Tingulli i Zjarrtë” dhe ka marrë çmimin “Best Group Award”. Pas bashkimit të grupit “Tingulli i Zjarrtë” Elton Deda u bë artisti më i popullarizuar në vitet ‘90.
 
Me grupin e tij, ai ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH disa herë. Në vitin 1993, u largua nga “Tingulli i Zjarrtë” dhe formoi “Aneroid grup”, duke filluar eksperimente e stile të reja. Albumi i tij i parë me banda ishte “Bota është juaja”, ku u paraqit me një koncert të tijin. Ky ishte koncerti i parë. Deda u largua nga grupi në vitin 1995. Pas “Tingulli i Zjarrtë” dhe “Aneroid”, ai iu bashkua grupit "Thunderway". Ishte pjesë e grupit për më shumë se 1 vit, por përsëri u largua nga grupi.
 
Këtë artist kaq të njohur në datën 20 janar admiruesit dhe fansat e muzikës së tij kanë një rast special për ta ndjekur. Kjo është mbrëmja e së kësja të premteje në festivalin Bunk’Rock.
 
Për të ndjekur live këngëtarin e njohur me hitet “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Qyteti i vjetër”, “Unë s’mund të ndryshoj”, “Kristal” e të tjera, organizatorët e festivalit garantojnë hyrjen falas. Dhe për më tepër një autobus i linjës së Linzës do të jetë i disponueshëm në orën 20:15 pranë Kullës së Sahatit, për të shoqëruar pjesëmarrësit në BUNK’ART 1 dhe në orën 23:00 do t’i kthejë mbrapsht në qendër të qytetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre