E pati premtuar që do t’i mbështeste talentet e reja dhe e mbajti fjalën e dhënë. Elton Deda sapo ka hapur një studio produksioni, pjesë e të cilës do të bëhen talentet e reja shqiptare, mes të cilëve edhe motrat Kumrija. “Së shpejti në ‘Top Fest 9’ do të shfaqen prodhimet më të reja nga studio ku unë bashkë me krijuesin e kësaj studioje, Erjon Zaloshnjan, jemi duke punuar bashkarisht në përkrahje të talenteve të reja”, thotë Elton Deda, duke cilësuar se ky është një investim për të ardhmen e muzikës.(SU/shqiptarja.com)