Elton Xhon fiton çmimin "Ikona britanike",
shiti 250 milionë disqe

Elton Xhon fiton çmimin "Ikona britanike",<br />shiti 250 milionë disqe
LONDER - Sër Elton Xhon ka fituar çmimin Ikona Britanike, çmim i cili jepej për herë të parë, në një koncert gala i cili shënoi rikthimin e tij në skenë pas operacionit nga apandesiti.

Muzikantit iu dorëzua çmimi nga shoku i tij, këngëtari Rod Stjuart. Ai e përshkroi atë si “këngëtari i dytë më i mirë i të gjitha kohërave”.

Sër Elton u shpreh i kënaqur nga çmimi, i cili u jepej artistëve që kanë pasur një impakt në kulturën e Mbretërisë së Bashkuar. Ai gjithashtu këndoi disa prej hiteve të tij, duke përfshirë ‘Your Song’ dhe ‘Tiny Dancer’. 

Studentë të Royal Academy of Music, u bashkuan me të në skenë për të kënduar ‘Home Again’, nga album ii tij i ri ‘Diving Board’. Ndërsa me Stjuar kënduan këngën mbyllëse, ‘Sad Songs’.
 
Në concert ishin të pranishëm edhe personalitete si Liz Hërlej dhe Geri Barlou. Gjithashtu pati dhe videomesazhe nga presidenti Klinton, Ringo Star dhe legjenda e tenisit Billi Xhin King. Ai ia dedikoi çmimin partnerit të tij shkrimtar Berni Taupin ‘pa të cilin nuk do të isha këtu’- u shpreh Sër Elton. 

Ylli i popit, Lulu, tha për BBC “ka vetëm një si ai në botë, është totalisht unik. Vetëm Rollin Stons. Bitëlls dhe Elvisi janë në krye me të. Kështu që është mëse normale që ai të fitojë këtë çmim që jepet për herë të parë”. 

Xhejms Blant e përshkroi atë si “njeriu më i sjellshëm që kam njohur deri më sot. Në nivel muzikor, shoqëror dhe njerëzor, ky është një person vërtet special”.
 
 Sër Elton, i cili performon në më shumë se 100 koncerte çdo vit, iu desh të anulonte disa koncerte gjatë verës,  pasi iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në apandesit.

Ai u shpreh për The Sun se kishte performuar gjatë 10 shfaqjeve në agoni para se të lajmëronte doktorët.

“Isha një bombë me sahat. Besoj se mund të kisha vdekur nga moment në moment. Ndiehem me fat dhe mirnjohës që jam ende gjallë”-tha ai. Ai shtoi se nuk do t’a ulte numrin e koncerteve të turit te tij pasi ishte si ‘i droguar për të luajtur live’. “Kam luajtur në 92 shtete dhe dua të luaj në 100, thjesht kështu jam programuar për të qënë”. 

Koncerti i cili zgjati dy orë e gjysmë, mori formën e një retrospektive të karrieres.

Sër Elton Xhon ka shitur më shumë se 250 milionë disqe në të gjithë botën, dhe ‘Diving Board’ do të jetë albumi i tij i 30-të.
 
Kënga e tij ‘Candle in the Wind ‘97’, të cilën e përformoi në funeralin e vdekjes së Priceshë Dianës, është kënga më e shitur e të gjitha kohërave me 33 milion kopje.

Para shfaqjes së të hënës (dje), Sër Elton kishte fituar 2 çmime të tjera për kontribut të jashtëzakonshëm për industrinë e muzikës, si dhe çmimin ‘Freddie Mercury memorial’ për punën e tij në bamirësi.
 
Redaksia online
(sg/ed/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024