Fundjava e shkuar ka qenë një moment i paharruar për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër. Këngëtarja Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë qenë të ftuar specialë në koncert organizuar nga komuniteti shqiptar që jeton në kryeqytetin britanik.
Fundjava e shkuar ka qenë një moment i paharruar për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër. Këngëtarja Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë qenë të ftuar specialë në koncert organizuar nga komuniteti shqiptar që jeton në kryeqytetin britanik. Edhe pse koncerti filloi me pak vonesë, Elvana duket se e ka justifikuar atë. Kanë mjaftuar pak minuta që të nxehej situata, këngëtarja arriti të ngrerë peshë të pranishmit me këngët e saj hit, madje të pranishmit kanë mbetur të surprizuar nga performanca e Elvanës, duke i bërë të ndihen më shumë se asnjëherë shqiptarë, sidomos kur këngëtarja ka mbajtur mbi supe flamurin kombëtar. Fotoja vjen eskluzivisht për shqiptarja.com nga pjesëmarrësit në koncert, të cilët kanë pohuar se e ftuara nga Tiranë ka qenë jo vetëm një surprizë, por edhe një artistë e cila i ka bërë ata të ndien krenarë.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
13.2%
Të gabuar
84.1%
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2144
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?