Elvana Gjata në Sheshin 'Skënderbej' për 'Natën e bardhë'! Performon 'Kuq e zi je ti', mesazhi i saj: Po e këndoj për vendin tonë, që na bën të qeshim e të qajmë!

Elvana Gjata në Sheshin 'Skënderbej' për 'Natën e bardhë'! Performon 'Kuq e zi je ti', mesazhi i saj:  Po e këndoj për vendin tonë, që na bën të qeshim e të qajmë!

Elvana Gjata ne performancen e saj gjate koncertit per 'Naten e bardhe'

Elvana Gjata i është bashkuar këtë mbrëmje "Natës së Bardhë" në sheshin "Skënderbej", me një performancë plot energji ku e shoqërojnë dhe të pranishmit. Interpreton disa nga hitet e saj ndërsa në këngën "Loti" fton publikun të këndojë bashkë me të. 

"Kjo këngë më jep forcë sa herë e këndojmë bashkë", u drejtohet këngëtarja.


Kjo dalje publike e këngëtares vjen pas lakimit të emrit të saj në përgjimet e aplikacionit 'SkyEcc", ku prej bisedave të zbardhura (mes ish të fejuarit Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij) flitet  për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e saj.  Të dhëna këto që kanë nxitur SPAK të nis hetim pasuror për artisten.
U duk si mesazh "nën rreshta" lidhur me këtë çështje dhe fjala e saj saj para performancës së këngës  patriotike"Kuq e zi je ti"...


"Po e këndoj këtë këngë për vendin tonë që na bën të qeshim e të qajmë! Por ky është vendin ynë" thotë Gjata ndër të tjera.

Më pas Gjata vijoi performancat e shoqëruar nga këngëtari Ylli Limani.


Lajmi kryesor:

Nga Mc Cresha, Capital T, Ylli Limani te Luiz Ejlli, surprizat e koncertit të Natës së Bardhë sonte


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona