Ndoshta shumë prej jush kanë lexuar lajmin që qarkullon prej dy ditësh në të gjitha portalet se këngëtarja shqiptare i është rikthyer muzikës me koncerte të njëpasnjëshme. Në shumë media online u shkruajt se po shiten biletat për koncertet që pritet të mbajë Elvana, më në disa vende si New York, Filadelfia, Manchester, Londër, Belfast, madje shfaqeshin edhe datat e koncerteve që  do të mbaheshin në muajt prill dhe maj të 2019-ës.

Ajo që ndoshta ju ka bërë të hutoheni më shumë është fakti që disa media e shitën këtë lajm si një zbulim dhe ekskluzive! Por nuk është aspak e vërtetë, këngëtarja shqiptare nuk do t’i rikthehet muzikës për momentin. Të paktën ajo vetë nuk ka bërë publike asgjë të tillë.

Elvana është një grup muzikor pop dhe rock që u krijua në nder të  Elvis Presley dhe Nirvana. Më poshtë keni gjithashtu edhe foton me datat e koncerteve që do të mbajë ky grup gjatë vitit 2019, dhe janë të njëjta me ato që u thanë se do të ishte Elvana Gjata. Kështu që mos blini bileta duke menduar se atje do të takoni këngëtaren shqiptare!

Kujtojmë që Elvana Gjata nuk është bërë e gjallë as në rrjetet sociale që pas lakimit të emrit të saj, dhe të të dashurit të saj Ervin Matës si të përfshirë në krimin e ndodhur në zonën e Ish-Bllokut. Ylli shqiptar nuk ka preferuar të publikojë më asnjë foto të sajën, pasi u përball me komente ofenduese nga ana e ndjekësve të saj.

 Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo, Fabjol Alushi dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetëdorëzua në polici. Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.

Datat e koncerteve të grupit Elvana për vitin 2019