Elvana Hana: Duhet një ligj i
posaçëm për gabimet mjekësore

Elvana Hana: Duhet një ligj i<br />
posaçëm për gabimet mjekësore
TIRANE - Drejtoresha e Fondit të Sigurmeve Shëndetësore Elvana Hana u shpreh dje se vetëm gjatë vitit të kaluar ka paguar një faturë prej 300 milionë lekësh për gabimet mjekësore. Kjo ka ardhur  si pasojë e padive që janë ngritur për mjekë të ndryshëm, të cilët kanë bërë një gabim mjekësor, që pacientëve u ka kushtuar rëndë në shëndet.

Prandaj Hana shprehet se çdo gabim mjekësor duhet të shënohet pas evidentimit, në një regjistër të posaçëm online."Ne vitin e kaluar kemi pasur mbi 300 milionë lekë të cilët kanë shkuar pikërisht si shpërblim nga gjykata për disa pacientë që kanë vuajtur nga gabime mjekësore shumë të rënda.

Këto gabime mjekësore shumë rrallë shënohen, biles mund të themi që nuk shënohen fare nga mjekët. Bota ka vendosur një sistem informatizimi dhe mbajtje shënim të këtyre gabimeve dhe nxjerrje mësimesh", thotë Elvana Hana, drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Hana u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për një ligj të posaçëm si për gabimet mjekësore, por edhe për sigurinë e mjekëve dhe pacientëve.

"Nëse ne do të mendojmë për një ligj kompleks, pra, duhet jo vetëm pjesa e shënimit, por duhet dhe pjesa e mbrojtjes", tha Hana. Pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar që në spitale të fillojnë të vihen në zbatim fletët informative.

Ato vënë në dijeni pacientin për komplikacionet që mund të kenë, e informojnë më saktë për diagnozën, ndërkohë që detyrojnë mjekët që të shënojnë ndërhyrjen mjekësore që kanë kryer, por edhe protokollin që kanë zbatuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime