Elvana Hana: Të rishikohet mënyra
e financimit të spitaleve

Elvana Hana: Të rishikohet mënyra <br />e financimit të spitaleve
TIRANE - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kërkoi rritjen e shkallës së autonomisë për spitalet dhe ndryshimin e formës së menaxhimit të tyre, në mënyrë që t'i përshtaten ndryshimeve të parashikuara në ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore.

"Autonomia spitalore do të ishte hapi i parë i rëndësishëm drejt reformimit rrënjësor në drejtim të menaxhimit të financave, të menaxhimit të burimeve njerëzore, të menaxhimit të shërbimeve të domosdoshme dhe ofrimit të tyre me kosto sa më të ulët", u shpreh drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana, në tryezën e rrumbullakët. Hana theksoi se situata aktuale e shërbimeve spitalore, si përdoruesit më të mëdhenj të shpenzimeve shëndetësore me 51% të shpenzimeve totale të skemës sonë duhet krijuar realizimi i nevojave e riorganizimi i këtij sektori. Sipas Hanës, dhënia e autonomisë duhet të shoqërohet me një program të qartë dhe me afate për implementimin e tij.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, i cili ishte i pranishëm në këtë takim u shpreh se rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor në spitale është objektiv i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që përmirësimi i menaxhimit shikohet si një kusht për sukses.

Ministri Tavo theksoi gjithashtu se duhet të vazhdojë procesi i pakthyeshëm i akreditimit të institucioneve spitalore, për të krijuar një mjedis e treg të hapur e konkurrent të shëndetit, në mënyrë që ndryshimet e realizuara dhe ato që janë në proces në spitale të lehtësojnë procesin e racionalizimit të rrjetit spitalor. E gjithë kjo, pasi do të kontraktohen ato spitale që punojnë vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë e kanë vlerësim të mirë të treguesve të performancës.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi