Suksesi dhe fama që ka prekur se kanë ndarë ansjë minutë larg dashurisë për familjen.

Bëhet fjalë për këngëtaren më ‘in’ të muzikës së lehtë shqiptare Elvana Gjata, e cila dje ka treguar sërish dhe një herë dashurinë për motrën e saj, Migenën.

“Ajo është e shtrenjta ime”, kaq ka mjaftuar për të shkruar këtë dedikim dhe mijëra komente nga fansat kanë komentuar për ngjashmëritë që motrat Gjata kanë.

elvana gjata

Në fotot e publikuara në “Instagram” dhe “Facebook”, Elvana shfaqet së bashku me motrën, Migenën ku vajzat duken në një ashensor teksa buzëqeshin për të treguar se sa të ngjashme janë, jo vetëm në pamje por edhe në profesion.

Migena Gjata tashmë mban statusin soprano, pasi prej vitesh është diplomuar për Kanto në Gjermani, aty ku dhe ushtron karrierën e saj si këngëtare lirike.

Kujtojmë se Elvana ka folur për herë të parë për familjen e saj në spektaklin “Dancing With the Stars”, ku ajo ka treguar dashurinë dhe përkushtimin ndaj familjes dhe njerëzve që ajo i do më shumë.

Këngëtarja simpatike e cila po prek suksesin në çdo koncert me hitin e saj më të ri, këtë fundjavë ka ndezur qytetin e Ferizajt ku është pritur shumë mirë dhe në këtë mbrëmje ka bërë një dedikim për fansat e saj, ku shkruan: “Nuk kam bërë kurrë më parë video “Selfie”.

Me projektin “Puthe” vendosa që për here të parë ta provoja në koncertet e mia, duke promovuar njëkohësisht festat/mbrëmjet e zjarrta në çdo vend ku ka shqiptarë!

Jeni ju ata që duke kënduar dhe duke u bërë një zë, ma keni bërë ta ndjej shumëorganike dhe të kem kujtime të paharrueshme këtë verë!Ju dua!”, përfundon Elvana e cila këtë verë ka një tur të gjatë koncertesh në të gjitha trojet shqipfolse.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)