Elvana triumfon, e para
në Dancing with Stars

Elvana triumfon, e para<br />në Dancing with Stars
Ajo ka triumfuar dhe mbështetësit e saj nuk kishin asnjë mëdyshje për këtë që prej fillimit. Elvana Gjata është shpallur mbrëmjen e së enjtes fituese e edicionit të trete të spektaklit Dancing with The Stars Albania. Bashkë me titullin ajo ka marrë çmimin çmimin e madh: një apartament luksoz.
“Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet. Dhe tani kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën time ndaj i faleminderit publikut që më bëri të fitoja këtë garë sot”, tha Elvana pas spektaklit.

Elvana garoi bashkë me pesë konkurrentë të tjerë deri në finale pas eliminimit më herët të bukurosheve Afërdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri. Dy mikeshat ishin të larguarat e mbrëmjes gjysmëfinale te spektaklit të “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”. Afërdita dhe Adelina dolën më pak të votuarat mes kombinimit te pikëve te jurisë dhe publikut, pa u përballur kështu ne sfidën “Dance Off”.


Fitues i çmimit të dytë u shpall këngërtari Vedat Ademi.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë