Elvis Çefa shkon në KLD, sherr
në sallë për "kutitë" e votimit

TIRANË – Votim surprizë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e mazhorancës kanë votuar me elektronikë dhe jo me kuti, sikundër ishte rënë dakord për të emëruar kandidatin e djathë Elvis Çefa si anëtarin e ri të KLD-së. Votimi është bërë, në momentin kur deputetë socialistë ishin ngritur pranë foltores së Kuvendit duke kundërshtuar ndryshimin e mënyrës së votimit nga mazhoranca. Çefa mori 71 vota pro. Në të nuk ka marrë pjesë kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili nuk ka qenë i pranishëm në sallë.
Deputetët e mazhorancës Viktor Gumi dhe Arenca Trashani si pjesëtar të komisionit të votimit propozuan vulosjen ose firmosjen e fletëve të votimit përpara se të merreshin nga deputetët.
Këtë propozim e hodhi poshtë anëtari i opozitës në komisionin e votimit, deputeti Armando Subashi. Bllokimi acaroi situatën në Kuvend ndërsa prezenca e Gardës së Republikës pranë kabinetit qeveritar u shtua ndjeshëm.

ORA 14:30 MBLEDHJE URGJENTE E GRUPIT PS
Pas votimit “të papritur” në Kuvend, deputetët socialistë janë mbledhur në një takim urgjent në selinë e PS. Burimet zyrtare deklaruan se pas mbledhjes do të dilet me një qëndrimin zyrtar të kuvendorëve socialistë për votimin e anëtarit të ri të KLD. Elvis Çefa, i cili do të mbajë postin e zv.kryetarit, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut.


ORA 14:15 DEBAT PËR MËNYRËN E VOTIMIT
Pak minuta pas vendimit të marrë për të votuar me kuti për përzgjedhjen mes Elvis Çefës dhe Ardian Vishës në sallën e Kuvendit kanë nisur debatet. Sipas deputetëve të Partisë Socialiste, demokratët kanë propozuar dhe kanë vendosur që në çdo fletë votimi të vendoset firma e deputetit që voton. Ky propozim ka shkaktuar reagimin e socialistëve


ORA 13: 45 VENDOSET VOTIMIT ME KUTI
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë vendosur të nisin procedurat e votimin për të përzgjedhur një prej dy kandidatëve për anëtar dhe nënkryetar të KLD-së. Votimi për Elvis Çefën dhe Ardian Vishën ka qenë pika e fundit e rendit të ditës. Me konsensus mes krerëve të grupeve kuvendor është vendosur që votimi të jetë i fshehtë dhe me kuti.
Çefa është kandidati i mazhorancës, ndërsa opozita ka shprehur mbështetjen për avokatin Ardian Visha. Në seancë merr pjesë kryeministri Berisha, i cili është kthyer sot nga Brukseli.

VISHA, SHANSET PER TE QENE FITUES
Gazeta 'Shqiptarja.com' shkruan sot se  Ardian Visha ka më shumë shanse për të fituar postin e anëtarit të KLD. Megjithëse kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar demokratëve të vihen në rresht me votën “pro” Çefës, pritet që fshehtësia e votës në kuti të mos jetë e barabartë me numrin e deputetëve të PD. Përveç rrjedhjes së votës nga PD, pritet që koalicioni të jetë i dyzuar kur të vijë puna per votim ne dhomen e fshehtë. Lëvizja Socialiste për Integrim, do të vendosë sot në mëngjes së për kë do të shkojë vota “pro” dhe ‘kundër”.
 Fatmir Mediu, si për qokë do ti japë votën “pro” Vishës. Nuk dihet nëse PDIU do të rreshtohet në krah të Partisë Socialiste. Shumë shanse ka që Ardian Visha të jetë fituesi i garës, mëgjithatë nuk perjashtohen edhe suprizat.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave