Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka njoftuar pak minuta më parë përmes rrjetit social Facebook se është tërhequr nga dorëheqja e tij. Shkak për këtë është bërë dëshmia e penalitetit e drejtësisë italiane, ku ai rezulton të jetë i pastër me të dy emrat, Ervin dhe Elvis. "Kam 3 ditë këtu dhe posedoj, dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo çertifikatë të mundshme e cila tregon në dritën e diellit që unë s'kam patur probleme me drejtësinë italiane. Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos ju besoj letrave të bakallit, por çdo letër e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme", shkruan Rroshi. 

Ai thekson se në kushtet kur në emër të tij nuk rezulton asnjë masë dënimin nga drejtësia italiane, do të vazhdojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Kavajës. "Nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marrë nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia", shton Rroshi. 

Elvis Rroshi dha dorëheqjen pak ditë më parë si kryetar i Bashkisë së Kavajës, pasi siç u shpreh ai përmes një statusi në Facebook, rezultonte i dënuar si minoren në Itali. 

roshi screenshot fb

foto

(Dëshmia e penalitetit e Rroshit, me të dy emrat, Ervin dhe Elvis, lëshuar nga shteti italian)

Ndërkohë pas dorëheqjes së Rroshit, mediat publikuan dëshminë e penalitetit me emrin e tij të dytë, Ervin, ku rezultonte i dënuar në Itali për përdhunim si dhe për dhunë e përdhunim në grup. Vendimi është dhënë në 13 nëntor 1992 nga një Gjykatë e Shkallës së Parë. Asokohe Rroshi ishte vetëm 16 vjeç.

deshmia e penalitetit

(Dëshmia e penalitetit për Ervin Rroshin, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ku rezulton i dënuar për përdhunim)

Deklarata e plotë e Elvis Roshit:
"Siç edhe jeni në dijeni, me koshiencën time, ju tregova për një letër e cila më zuri në befasi disa ditë më parë.
Nisur nga ai moment, i vene ne kushtet si me qene vrases, apo hajdut i rruges se kombit, une mendova se smund te vazhdoja detyren time duke qene ne qender te akuzave, por pas vetem 60 minutash, me vjen nga Italia deshmia ime e penalitetit e cila tregon te verteten qe une jam komplet i paster.
Nga ai moment, bera valixhen gati dhe u nisa per Itali me qellim qe betejes sime me drejtesine ti shkoj deri ne fund, sic edhe ju kam premtuar njerezve. Kam 3 dite ketu dhe posedoj, dy deshmite e mia te penalitetit dhe cdo certifikate te mundshme e cila tregon ne driten e diellit qe une skam patur probleme me drejtesine italiane.
Duke qene se jetojme dhe punojme me nje shtet ligjor, kam vendosur qe mos ju besoj letrave te bakallit por cdo leter e cila ka vlere ligjore dhe cdo element qe e ben ate te vlefshme.
Ndaj, nisur edhe nga mijera mesazhe qe kam marre nga votuesit dhe nga situata qe me nxjerr te pafajshem, kam vendosur te vazhdoj detyren time me perulje kundrejt qytetareve te mi deri ne momentin qe cdo gje do sqarohet nga drejtesia.
Mandatin dhe detyren e mrekullueshme te sherbimit ndaj qytetareve nuk ma ka dhene as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi. Ma kane dhene bashkeqytetaret dhe atyre do tju bindem dhe sherbej deri ne sekonden e fundit.
I bej thirrje politikes qe mos merret vetem me nje Kryetar Bashkie te nje qyteti se une as kam vrare njerez ne Gerdec, as kam vrare njerez ne bulevard, as kam vrare shpresen e njerezve por kam ringjallur shpresen ne qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrire doren tek cdokush qe me ka dhene ndihme qofte edhe per nje peme per qytetin tim.
Do kthehem ne Shqiperi sebashku me skuadren e avokateve te mi italiane per te vene pikat mbi i me drejtesine dhe me publikun.
Sic edhe e ka merak Berisha, deshmite jane edhe me Elvis edhe me Ervin"
, shkruan Rroshi në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com