Emërimet në ILDKP “qoka” për
Berishën, emërime pa krite

Emërimet në ILDKP “qoka” për<br />Berishën, emërime pa krite
TIRANE-  Zana Xhuka, ka punësuar rreth 6 punonjës në mënyrë të parregullt dhe disa prej tyre kanë qënë pjesë e stafit të ish-kryeministrit Berisha. Bëhet fjalë për emërime pa kriter të Shkëlqim Berishës, Fjorela Bejës,Vjollca Gjatojës, Armando Kasaj, të gjithë këta persona që kanë punuar në kryeministri dhe kanë lidhje shoqërore me Sali Berishën.
Emërimet me emergjencë dhe pa kriter nga ana e Zana Xhukës në ILDKP, duket se janë bërë vetëm për ti plotësuar dëshirën ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo pasi një pjesë e personave të emëruar pa asnjë lloj kriteri, janë individë që kanë punuar në kryeministri.

Bëhet fjalë jo për një emërim të pa rregullt në këtë institucion, por për disa, të cilët nga ana e Xhukës janë futur në punë në fillim të shtatorit, ndërkohë që zyrtarisht ata kanë hyrë në institucion në muajin Tetor. Sipas kallëzimit të depozituar në prokurori, nga ana e punonjësve të ILDKP-së, Xhuka ka punësuar në administratë njerës që nuk i janë nënshtruar asnjë konkursi, por vetëm se kanë lidhje shoqërore dhe farefisnore me Xhukën. Kështu në sektorin e drejtorisë ekonomike, është emëruar shtetësja Xhenis Trebeshina, e cila ka formim Ekonomik.

Në sektorin e ndihmës ekonomike është emëruar shtetësja Margaret Plloçi, me formim kimiste. Më tej denoncimi vijon me një emër tjetër jo pak të njohur, siç është ai i Armando Kasaj, që është punësuar si shef IT. Kasaj është ndjekur penalisht nga prokuroria dhe është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Tiranës, për fshirjen e filmimeve të 21 janarit. Aktualisht, kallëzimi penal është duke u verifikuar nga prokuroria e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të thiret për tu marrë në pyetje kryeinspektorja e ILDKP-së Zana Xhuka.

Gjashtë emërimet
Gazeta Shqiptarja.com, zbulon një pjesë të kallëzimit penal, ku nënvizohen disa emra, të cilët Zana Xhuka i ka emëruar jashtë çdo kriteri. Veç kësaj në kallëzim përmenden disa raste, ku Xhuka është konfliktuar fizikisht dhe ka fyer me fjalë të rënda, punonjës të këtij institucioni. Mësohet se Xhenis Trebeshina  me formim ekonomik, është  emëruar pa konkurs si drejtore juridike. Margaret Plloci, me formim kimiste, është emëruar pa konkurs, nga sekretare e zonjës Xhuka, si ndihmës inspektore e ngarkuar me hetimin e deklaratave të pasurisë. Armando kasa, person i ndjekur penalisht, pa konkurs, nga shef IT në këshillin e ministrave, është emëruar në pozicionin e përgjegjësit të sektorit të IT në ILDKP.

Ndërkohë që më tej sqarohet se së fundi, me urgjencë zonja Xhuka ka emëruar Fjorela Bejën, pa konkurs, nga Inspektore e Departamentit Antikorrupsion në këshillin e ministrave, me formim juriste, në pozicionin e Drejtores së Financës dhe Burimeve Njerëzore. Ndërkohë që zonjën Vjollca Gjatoja, e ka emëruar sërisht kohët e fundit si shefe e protokollit të arkives, duke mos kryer asnjë konkurs. Ndërkohë që së fundi ka emëruar si sekretar të përgjithshëm, Shkëlqim Berishën, mik të afërm të Shkëlqim Berisha njihet si i afërm i ish-kryeministrit Berisha. Ai është kthyer nga azili politik në vitin 2005 nga SHBA-ja dhe ishte emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

FSHIRJA E SERVERIT
Sipas kallëzimit, urdhërat e emërimet e fundit, janë bërë në mënyrë të qëllimshme. Këto emërime janë bërë me data të mëparshme, ndërkohë që puna ka filluar më pas, duke konsumuar kështu një tjetër vepër penale atë të fallsifikimit. Sipas kallëzimit, kuptohet që këto emërime në sektorë kyç janë bërë me qëllimin e vetëm për zhdukjen dhe manipulimin e provave, duke fshirë serverin qëndror të të dhënave dhe manipuluar dokumentacionin që vërteton shkeljet e denoncuara nga stafi.

GJASHTE EMRAT

Xhenis Trebeshina   
Margaret Plloci
Armando Kasaj
Fjorela Beja
Vjollca Gjatoja
Shkëlqim Berisha

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit