TIRANE- Më shumë se 52 shkolla dhe gjimnaze në Tiranë kanë mbyllur aplikimet për vendet vakante për mësues. Pas mbylljes aplikimeve do të nisë shqyrtimi i dokumentacionit dhe më pas do shpallen kandidatët fitues.

Udhëzimi nr 35 datë 30.09. 2014 i Ministrisë së Arsimit përcakton se: Pas dorëzimit të dokumentacionit do të ngrihet komisioni i vlerëismit të kandidatëve, i cili do të përbëhet nga një përfaqësues nga njësia arsimore, nga kryetari i bordit të institucionit, nga kryetari i këshillit të prindërve dhe nga dy mësues që zgjidhen nga këshilli i mësuesve, në po atë shkollë ku do të zhvillohet konkursi për mësues të rinj.