TIRANË - Në emisionin “Tetë a Tetë” të drejtuar nga Artur Nura me temë “Zhiti në Vatikan, sfida Qeveri dhe Presidencë” është trajtuar përplasja më e fundit Qeveri-President në lidhje me emërimin e ambasadorëve kryefjala e të cilëve është kandidatura e Visar Zhitit.
Për Ilir Kullën është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë qartë rolin e Presidentit në këtë proces, pasi ligji ia përcakton Qeverisë këtë të drejtë, por në Kushtetutë thuhet se Presidenti dekreton ambasadorët.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova deklaroi se përgjigjja e Nishanit për Ramën ishte e denjë për akuzat që ky i fundit i kishte bërë.
Sipas Starovës ligji parashikon konsultime dhe se nuk mund të çosh thjesht me telegram një emër.
“Edhe sikur kjo të ndodhë, Presidenti ka gjithë të drejtën të thotë jo. Presidenti nuk është nevoja të bëjë publike arsyetimin e tij.”- tha Starova.
Por për ish-ministrin e Jashtëm “Kjo është një shenjë force që tregon Presidenti duke treguar se çështja e ambasadorëve nuk është për të bërë show.”
Ndërsa për Fatos Tarifën dhe Pëllumb Xhufin e kanë cilësuar të gabuar shpjegimin e Presidentit për dekretimin por edhe deklaratën e imzot George Frendo, ku theksohej se ambasadori në Vatikan duhet të ishte katolik.
“Fyhet dinjiteti i një personi. Nuk i takon askujt të mbrojë nderin e një feje. Presidenti është në krye të një shteti laik. Kjo arsye nuk mund të merrej.”- tha Pëllumb Xhufi, ish deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Itali.
“Është e drejta e Presidentit të dekretojë apo jo, mua nuk më shqetëson vendimi, por shpjegimi që jepet për këtë vendim. Kemi shumë ambasadorë të tjerë që nuk plotësojnë kushtet.”- u shpreh ish-ambasadori i Shqipërisë në Holandë dhe SHBA, Fatos Tarifa.
Në lidhje me idenë se ambasadori në Vatikan duhet të jetë katolik ka qenë kundër edhe ish-këshilltari i Presidentit Topi, Ilir Kulla i cili thekson se Kisha Katolike s’ka punë me kë përfaqësohet Shqipëria në Vatikan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com