Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime të rëndësishme.

Ndër to është edhe emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ky post i është besuar Edison Konomit, pas propozimit nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Vendimi i marrë sot nga Këshilli i Ministrave:

Për,

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të  ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Edison Konomi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com