Dritan Neli do të jetë drejtori i ri i spitalit rajonal të Burrelit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Ylli Berberit, i cili nuk pranoi të shkurtonte 41 punonjës, sipas reformës së kërkuar nga ministria e shëndetësisë. Ndërkohë Neli ka punuar për tre vite në ministrinë e Ekonomisë.