Emërohet drejtuesja e Gjykatës
Speciale të Kosovës

Emërohet drejtuesja e Gjykatës<br />Speciale të Kosovës
Në një publikim të bërë në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale të Kosovës, është bërë i ditur emri i drejtueses që do ta udhëheq këtë institucion për katër vitet e ardhshme.

Gjykatësja bullgare, Ekaterina Trendafilova është zgjedhur si drejtuesja e kësaj gjykate me një mandat katër vjeçar.

Trendafilova ka punuar si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare deri në vitin 2015 dhe më parë ka qenë një pedagoge e drejtësisë në Universitetin e Sofies. Në karrierën e saj ajo ka shërbyer gjithashtu edhe si zëvendëse prokurore në Gjykatën e Sofies.

Gjykatësja bullgare ka shërbyer edhe si një eksperte për të drejtën penale dhe të drejtat e njeriut në Parlamentin Bullgar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola