Emërtesa “Kujtim Spahivogli” nuk
e mbyll Teatrin e Komedisë

Emërtesa “Kujtim Spahivogli” nuk<br />e mbyll Teatrin e Komedisë
TIRANE- Pas disa debateve të hapura në media, për ndryshimin e emrit të Teatrit të Komedisë, në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Ministria e Kulturës ka dhënë një deklaratë për shtyp. Në deklaratë theksohet se Teatri i Komedisë nuk do ta humbë identitetin e tij me ndryshimin e emërtesës.  

Në deklaratën e saj, Ministria e Kulturës, duke argumentuar nismën për të zgjeruar gamën e këtij institucioni, thekson se “dëshira për një hapje të tillë, për të rritur aksesin e të rinjve në skenë dhe për të inkurajuar çdo lloj forme të artit skenik, është shprehur në të gjitha debatet dhe komunikimet publike të komunitetit artistik. Kjo është filozofia që përkthehet në këtë emërtese të re. Madje, Ministria e ka rritur buxhetin e këtij institucioni për vitin 2014 krahasuar me vitin 2013.

Ndërsa emri i Kujtim Spahivoglit, si një martir i teatrit shqiptar që u ekzekutua nga diktatura, sepse guxoi të eksperimentonte idetë e tij liberale, është nder për çdo artist që do të ngjitet në atë skenë”. Sipas Ministrisë së Kulturës: “Çdo zhurmë, deformim informacioni, rrekje për kufizime,  apo aludim për mbyllje teatri, apo për prapaskena politike është spekulim i pastër! Skenat nuk janë as majtas as djathtas, ato janë vetëm të artistëve”. - Ministria e Kulturës bën të ditur se ndryshimi i emrit të Teatrit të Komedisë në Teatrin “Kujtim Spahivogli” është një nismë që synon fuqizimin e këtij institucioni të kulturës shqiptare.

“Propozimi për ndryshimin e emrit të skenës që sot quhet Teatri Kombëtar i Komedisë,  nuk synon në asnjë rast dhe në asnjë formë mbylljen e kësaj skene”, theksohet në deklaratë, ku komentohet më tej se: “Ndryshimi i emërtesës në “Teatër Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në të kundërt nga kufizimi i sotëm, vetëm në një gjini teatrale, synon  hapjen e kësaj skene për të gjitha format e artit skenik, për të gjitha rrymat e tendencat, për të gjitha performancat skenike, që mund të vijnë nga profesionistët dhe subjektet e lira artistike, duke u dhënë prioritet të rinjve, por pa penguar asnjë artist të eksperimentojë idetë e format e ndryshme te shprehjes artistike, pa kufizime”.
 
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë