Ema Andrea luan aktoren
vrasëse të Larsonit

Ema Andrea luan aktoren<br />vrasëse të Larsonit
TIRANE - E përfshirë gjatë gjithë karrierës së saj në role nga më të larmishmet, herë princeshë, herë shërbëtore, herë vajzë e dashuruar, herë një nënë vrasëse fëmijësh, këtë herë Ema Andrea do të luajë një rol që e lidh me profesionin e saj.

Bëhet fjalë për rolin e Melindës në dramën “Dikush i famshëm” me autor Douglas M. Larson. Melinda është një aktore e burgosur, sepse në shfaqjen e fundit ka vrarë të gjithë aktorët.

Me këtë rol aktorja Ema Andrea do të jetë protagoniste në pjesën teatrore që pritet të ngjitet premierë në Teatrin Kombëtar. Është fjala për dramën “Dikush i famshëm” me autor Douglas M. Larson.

Ema Andrea do të luajë me trupën e Teatrit Kombëtar në skenën e TK me regji të Rozi Kostanit. Vepra do të luhet nga shtatë aktorë kryesorë, ku mes tyre do të përfshihen edhe aktorë nga teatri i Kosovës.

Aktoret e tjera në këtë premierë janë të burgosura, njëra haker, tjetra kliptomane, tjetra falsifikatore dhe e fundit mbetet enigmë, etj. Sipas regjisores Kostani, teksti i dramaturgut Douglas M.

Larson do të vijë si komedi në skenën teatrore shqiptare. Premiera prite të ngjite në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin qershor. Në jetën e saj artistike, Ema Andrea është një nga aktoret që ka luajtur më shumë role personazhesh.

Roli i saj më i fundit ka qenë në skenën e Teatrit Kombëtar, me personazhin simbolik Korifeu në veprën teatrore “Edipi Mbret”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset