Ema Andrea ka rrëfyer së fundmi periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit të saj. Aktorja theksoi se martesa e saj nuk përfundoi për arsye tradhtie apo dhune.
Sipas saj, më i dhimbshëm nuk ishte divorci por reagimi i shoqërisë, i cili mesa duket i ka lënë një plagë të madhe.
“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar”, tregoi Ema.
“Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”- shtoi aktorja.
Sakaq, Andrea u shpreh se ajo ndryshoi shumë, gjë që e vuri re dhe tek mënyra se si përshëndeste të tjerët.
“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”,- rrëfeu Ema tek “Rudina”.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të prezantoj Shqipërinë’! Aktori i lindur në Itali, monolog në teatër
19 Qershor, 14:55
-
Ema Andrea ‘thumbon’ Ilnisën, vëllai i saj i kundërpërgjigjet
8 Prill, 17:53
-
Ciceron/ Ema Andrea, sot tek Eksperimentali “Dua një vend”! Baleti ‘Giselle’, edhe këtë mbrëmje në Opera
7 Shkurt, 16:12
-
Ema Andrea, emigracioni përmes lojës teatrale: Të reflektojmë! Në mentalitetin ‘e mbrujtur’ nga urrejtja, çdo dhunues a diktator mund ta çoj njerëzimin kah e keqja!
11 Janar, 16:05
-
Trëndafila, muzikë e poezi, në Opera tri breza me “Gra që frymëzojnë”, Qirjako: Kjo sallë ende kumbon nga zërat tanë, e kërcimet e balerinave!
9 Mars 2023, 14:36
-
‘Tingujt e kujtesës’, përshpirtje për viktimat në diktaturë, pianistja Dakoli dhe sopranoja Katroshi kujtojnë të afërmit e vrarë! Andrea: Përballja me të shkuarën e domosdoshme
31 Maj 2022, 18:52
-
SPECIALE/ Në emër të artit, Ema Andrea përballë ‘Mefistove’ pushtetarë dhe disa problemeve të dhimbshme për artistët shqiptarë
9 Shkurt 2022, 22:32
-
'Faust', 'Hitler' e 'Kokalari' në një skenë, Ema Andrea ftesë Ramës për 'Mephiston': Politika agresive me intelektualët, postet jo tek zërat opozitarë
1 Shkurt 2022, 14:29
-
Ema Andrea ironizon Big Brother: Të jesh i/e lumtur se fle në shtrat me një tjetër dhe e sheh gjithë Shqipëria, nuk e di domethënë
30 Janar 2022, 18:23
-
"Unë Mephisto', Gëte në skenën e Teatrit Eksperimental! Altin Basha: Shfaqje e veçantë dhe provokative! Ema Andrea: Fenomen me të cilin jetojmë
28 Dhjetor 2021, 16:10
-
'Liqeni im' çel edicionin e 11-të të 'Balkan Film Food Festival'! Në konkurrim 40 filma
2 Shtator 2021, 20:55
-
Kur një artist puth një mur, atëherë momenti, është ai i duhuri
8 Qershor 2021, 11:33