Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian ka rekomanduar të hënën, 20 dhjetor, përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara, Novavax. Këtë vaksinë do të mund ta marrin personat mbi moshën 18-vjeçare.
Sapo të miratohet nga Komisioni Evropian, vaksina e kësaj kompanie do të jetë e pesta kundër koronavirusit në bllokun evropian.
Të dhënat nga dy studime të mëdha kanë treguar se vaksina është efikase rreth 90 për qind kundër këtij virusi, ka thënë Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA), ndonëse ende nuk dihet efekti i saj ndaj disa varianteve të koronavirusit, përfshirë atë Omicron.
Numri i personave të infektuar me koronavirus ka prekur shifra rekorde në disa vende në Evropë, kryesisht për shkak të Omicronit. Kompania Novavax pritet të kërkojë miratim për përdorim të vaksinës së saj edhe në Shtetet e Bashkuara.
Novavax dhe BE-ja kanë arritur marrëveshje preliminare në dhjetor të vitit 2020, mirëpo për shkak të çështjeve të prodhimit, kontrata finale për 200 milionë doza është nënshkruar në muajin gusht të këtij viti. Kompania ka thënë se do të nisë dorëzimin e dozave të vaksinës në janar të vitit të ardhshëm.
Aktualisht në BE jepen vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
700 mijë doza përforcuese të vaksinës anti-Covid, Ministrja e Shëndetësisë: Vaksinim i kombinuar në çdo qendër shëndetësore
19 Nëntor 2022, 10:41
-
EMA miraton vaksinën e modifikuar për Omicron-in
12 Shtator 2022, 22:54
-
Kina miraton vaksinën re kundër Covid-19! Merret nga hunda, jo me injektim
5 Shtator 2022, 17:51
-
Del vaksina kundër variantit Omicron! Britania e Madhe, e para që e miraton
15 Gusht 2022, 15:24
-
Rritja e infektimeve me Covid-19, apeli i ministres së Shëndetësisë nga Pogradeci: Vaksinohuni me dozën përforcuese
23 Korrik 2022, 09:55
-
Berisha politikë me vdekjen: Qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara! Ministria: Gënjeshtër
16 Korrik 2022, 15:05
-
Vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ mund të injektohen tek fëmijët duke nisur nga mosha 6 muajsh
17 Qershor 2022, 22:47
-
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
26 Prill 2022, 11:03
-
Dështon vaksinimi me detyrim në Gjermani! Projektligji nuk merr shumicën e duhur në Bundestag
7 Prill 2022, 14:28