Email-e kërcënuese drejt disa adresave qeveritare janë konstatuar ditën e sotme nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, ka nisur verifikimi dhe hetimi i rastit.

AKSHI bën me dije se po merr gjithashtu masat e nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Vëmendje!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni.

Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.