Disa nga emailet e Presidentit Amerikan Barack Obama kanë rënë në dorën e hakersave rusë, të cilët kanë arritur të depërtojnë vitin e shkuar në sistemin e kompjuterave të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve të zyrtarëve amerikanë, hakersat që arritën të hynin brënda sistemit të paklasifikuar të departamentit, nuk kanë arritur të futen në serverin që kontrollon mesazhet e dërguara nga Blacberry i presidentit Obama.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se networku i paklasifikuar kishte rënë në dorë të hakersave dhe se këta të fundit kishin grumbulluar informacion të paklasifikuar.
Ky lloj informacioni sipas zyrtarëve kosiderohet i një rëndësie të lartë sepse përfshin biseda me ambasadorë dhe diplomatë, diskutime mbi legjislacionin, taktika dhe strategji politike.
Fatmirësisht, nuk është prekur emaili personal i presidentit amerikan.
Sulmi ka shkaktuar në SHBA debate të mëdha për sigurinë e komunikimit në rrjet.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com