Embargoja, ja mënyra e Fidel
Castros për t'i bërë presion Obamës

Embargoja, ja mënyra e Fidel<br />Castros për t'i bërë presion Obamës
Mediat publike kubane kanë botuar një artikull të 3 muajve më parë të të përditshmes New York Times, pas urdhrit të liderit revolucionar kuban Fidel Castros. Ky vendim është cilësuar prej tij si një mënyrë për t'i bërë presion presidentit Barack Obama që Shtet e Bashkuara të Amerikës t'i japin fund embargos tregtare ndaj Kubës.
 
Editoriali i të përditshmes New York Times që flet pikërisht për embargon nuk është cituar fjalë për fjalë në mediat shtetërore kubane pasi i janë hequr dy fraza, njëra për bashkëpunimin ekonomik midis SHBA-ve dhe Havanës dhe e dyta për lirimin politik të burgosurve në Kubë.
 
Castro e ka lavdëruar artikullin si një analizë të pastër e cila merr parasysh se “Amerika po kalon një moment të vështirë ku përmblidhen problemet ekonomike, politike, financiare dhe tregtare".
 
Editoriali i Neë York Times ka nënvizuar se “për herë të parë po ndryshon opinioni publik i amerikanëve ndaj Kubës dhe se një seri reformash demokratike të ndërmarra në Kubë mund të çojnë në rilançimin e marrëveshjes diplomatike” midis dy vendeve duke theksuar se i duhet dhënë fund kësaj embargoje të pakuptimtë midis dy vendeve.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës