Embargoja me Maqedoninë, Thaçi
kërkon zgjidhje të shpejtë të situatës

Embargoja me Maqedoninë, Thaçi<br />kërkon zgjidhje të shpejtë të situatës
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje që sa më shpejt të zgjidhet situata e krijuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ai ka thënë para kabinetit qeveritar se situata të tilla nuk i japiN imazh të mirë as Kosovës as Maqedonisë, prandaj ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari që të punojnë për zgjidhjen e këtij problemi sa më parë. Kabineti qeveritar ndërkohë, aprovoi marrëveshjet e arritura në Bruksel për telekomunikacionin dhe energjinë.

Thaçi tha se Kosova e ka biseduar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, ku është shprehur shqetësimi për këtë situatë të krijuar, ndaj edhe kërkoi zgjidhjen e saj sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Jemi dakorduar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, të kthehet në gjendjen që ka qenë, kështu që ju ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, natyrisht duke respektuar gjithmonë interesat e qytetarëve dhe shtetittë Kosovës, por duke respektuar edhe standardet evropiane”, tha kryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila njoftoi kabinetin qeveritar se situata në kufirin me Maqedoninë vazhdon të mbetet e njëjtë, dhe se sipas saj, është mbërritur deri te kjo situatë për shkak të refuzimit të Maqedonisë për heqjen e masës së ndalesës së importit të miellit.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë