Embargoja në kufi, Kosova e
Maqedonia ende me probleme

Embargoja në kufi, Kosova e<br />Maqedonia ende me probleme
SHKUP - Qeveria e Maqedonisë thotë se po punohet intesivisht për normalizimin e raporteve tregtare me Kosovën. Sipas saj, autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po shqyrtojnë mundësitë për anulimin e vendimeve për taksat rrugore për shetetasit e Kosovës dhe për prodhimet maqedonase për tregun kosovar.
 
Qeveria në Shkup vlerëson se zgjidhja mund të arrihet me heqjen e njëkohshme të vendimeve nga të dyja shtetet, shkruan REL. Ndërkohë, në vendkalimin kufitar në Bllacë, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të paguajnë taksa për të hyrë në Maqedoni: 2 euro për person, 5 euro për veturë dhe 10 euro për autobus dhe kamion.
 
Por, ata kufirin e kalojnë në këmbë për shkak të bllokadave të transportuesve maqedonas, të cilët kanë ndërmarrë këtë masë në shenjë proteste ndaj vendimeve të të dyja vendeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë