Ëmbëlsirë me ricotta dhe luleshtrydhe

Përbërësit:

  1. 150 ricotta
  2. 300 gr luleshtrydhe
  3. 600 gr sheqer pluhur
  4. 150 çokollatë
  5. Disa pika lëng limoni

Përgatitja:

Presim luleshtrydhet në kubikë dhe i spërkasim me lëng limoni.

Në një tas vendosim ricotta-n dhe sheqerin pluhur dhe e rrahim me rrahësin elektrik. Pasi masa ka marrë formë kremoze fillojmë ndërtojmë ëmbëlsirën e shpejtë. Vendosim në gota një shtresë me luleshtrydhe, një shtresë me kremin e ricotta-s, bëjmë një spërkatje me çokollatë të grirë dhe më pas vendosim përsëri luleshtrydhe.