Emergjenca, Topi: Larg
politikës, bashkë për jetën
Rama: Kuvendi të ndërhyjë|

Emergjenca, Topi: Larg <br />politikës, bashkë për jetën <br />Rama: Kuvendi të ndërhyjë|
TIRANË - Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi, duke ndjekur me shqetësim dhe vemendje maksimale situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, për shkak të reshjeve të dëborës, mori sot kontakte direkte me drejtuesit e pushtetit vendor në Tropojë, Krumë, Kukës, Mirditë, Mat, Bulqizë, Shkodër, Malsi e Madhe, Pukë, Dibër, Korcë, Librazhd dhe Elbasan. Sipas deklaratës zyrtare të presidencës, Topi kontaktoi edhe me drejtues të njësive vendore më në vështirësi përfshirë kryetarët e komunave Lekbibaj, Shalë, Kelmend, Margegaj, etj. Presidenti pati biseda informuese edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, drejtorin e Emergjencave Civile, si dhe drejtues të tjerë të lartë të përfshirë në përpjekjet për përballimin e kësaj situate.
Në këto kontakte direkte Presidenti u interesua me detaje për gjendjen aktuale në njësitë vendore të prekura nga gjendja e fatkeqësisë natyrore, për jetën e banorëve aty, masat e marra për lehtësimin e gjendjes si dhe problematika të tjera të lidhura me to.
“Presidenti vlerësoi punën e admirueshme të drejtuesve të pushtetit vendor për tiu ndodhur pranë qytetarëve, punën e ushtrisë, policisë, njësive të emergjencës, të shërbimit spitalor dhe arsimor, të njësive të furnizimit me energji, të medias elektronike, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë, të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithcka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak humbje”, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Presidenti nxiti autoritetet qëndrore e vendore të vazhdojnë komunikimin intensiv midis tyre, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërin ë e duhur të masave të emergjencës, për tu ardhur në ndihmë sidomos zonave të izoluara si dhe familjeve që janë në kufijtë e mbijetesës.
“Presidenti apelon cdo njësi dhe ent shtetëror, cdo parti politike dhe institucion, që tej dallimeve politike, të fokusohen në bashkëpunim e mirëkuptim në përballimin me sukses të kësaj situate emergjente. Në një demokraci dhe shoqëri të lirë nuk ka asgjë më prioritare dhe më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve dhe siguria e tyre.”, thekson deklarata.
Njëherësh Presidenti apelon kompaninë shtetërore dhe ato private telefonike të marrin cdo masë të mundshme për të siguruar komunikim të panderprerë në cdo zonë të vendit, si dhe bën thirrje biznesit privat të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë