FA mobilizon kapacitetet për emergjencat, Xhacka: 6 mijë efektivë në gatishmëri

FA mobilizon kapacitetet për emergjencat, Xhacka: 6 mijë efektivë në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Forcat e Armatosura treguan se mbeten në gatishmëri për t’u përballur me çdo situatë emergjence. Në bazën detare të Kepit të Palit në Durrës, një pjesë e efektivëve të Forcave të Armatosura që angazhohen në rastet e fatkeqësive, ekspozuan mjetet dhe pajisjet që ata kanë në dispozicion.

Në këtë paraqitje, e cila shërbeu edhe si provë mobilizimi për forcat dhe mjetet në rast fatkeqësie, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako.

Ministrja Xhaçka e nisi fjalën e saj duke ngushëlluar popullin grek për katastrofën e shkaktuar ditët e fundit nga zjarret, dhe njoftoi për ndihmën e ofruar nga Forcat e Armatosura shqiptare për autoritetet greke, kryesisht për kërkim – shpëtimin. Katastrofën në Greqi, ministrja Xhaçka i konsideroi ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim mësime nga ku gjithsecili duhet të kuptojë përgjegjësitë e veta, personale apo institucionale. Gjithashtu, ministrja Xhaçka përmendi gjithë angazhimet e Forcave të Armatosura gjatë muajve të fundit, si dhe siguroi se ato janë të përgatitura dhe mbeten në gatishmëri për t’u gjendur pranë qytetarëve në çdo situatë. “Duhet të sigurojmë qeverinë e Shqipërisë, qoftë çdo qytetar shqiptar se edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Forcat tona të Armatosura që kanë sot mbi vete përgjegjësinë për përballjen me Emergjencat Civile, do të vijojnë të angazhohen edhe do të jenë pranë komunitetit për çdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së tyre.

Jam sot këtu për t’ju ofruar siguri dhe garanci se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë në çdo kohë të gatshme për të vepruar. Edhe kur të tjerët dorëzohen, edhe kur të tjerët pushojnë siç është muaji i gushtit, Forcat tona të Armatosura janë në gatishmëri dhe në krye të detyrës. Dhe ky është mesazhi që desha të përcillnim sot.”  Emergjencat Civile ministrja Xhaçka i konsideroi si frontin e ri të luftës, dhe për këtë kërkoi angazhimin e pushtetit lokal, por sidomos qytetarëve. “Është një luftë e paparashikueshme, si të gjitha luftërat, një luftë që në çdo moment është e gatshme të marrë jetë njerëzish, të shkatërrojë prona publike dhe private që janë vënë me aq shumë mund dhe aq shumë djersë.

Por këtë luftë edhe Ministria e Mbrojtjes edhe Forcat e Armatosura nuk mund ta përballojnë të vetme. Ne, të gjithë bashkë: Forcat e Armatosura, strukturat e tjera të pushtetit, prefekturat, organet e qeverisjes vendore, por edhe qytetarët, edhe qytetarët dua ta theksoj, duhet të bashkojmë forcat jo vetëm që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme.

U bëj thirrje qytetarëve, gjithë bizneseve dhe pushtetit vendor, që veçanërisht në këto muaj të nxehtë, të rrisin kujdesin por edhe përgjegjësinë e tyre individuale, pasi një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja shumë të mëdha.”- u shpreh ministrja Xhaçka, e cila paralajmëroi edhe ndëshkime për shkaktarët. “Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo më keq akoma, me paramendim apo nga keqdashja, do të marrë ndëshkimin e duhur nga organet përkatëse.

Dhe kemi marrë të gjitha masat që çdo rast i evidentuar si i tillë, çdo rast, çdo zjarrvënie e qëllimshme për të folur më troç, do të marrë përgjigjen e merituar dhe çdonjëri do të përballet me drejtësinë.” Krahas gatishmërisë dhe marrjes së masave, Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demi: 26/07/2018 14:56

    KJO O BO TAMOM SI GJENERALI I USHTRISE VDEKUR se ne skina ushtri. Bravo Olta bo qejf bjeri botes mbare tu taku homologet se ke per ta regullu ti ushtrine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar