Forca e Armatosura kanë hapur sot në Vlorë, zyrën e mobilizimit të Forcave Rezerviste në rast gjendjeje të jashtëzakonshme dhe emergjente. Kjo zyrë mund të përdoret në të ardhmen edhe për procesin e rekrutimeve.
Rezervistët, do të përbëhen nga ish-ushtarakë me ekspericë dhe të gatshëm për të përballuar dhe detyrat më të vështira. Zyra do të administrohet nga vetë ish ushtarakët dhe do të shërbejë dhe si qendër komunikimi me komunitetin e ushtarakëve në rezervë. Qendra e mobilizimit do t’ju shërbejë rezervistëve dhe për të rigjetur veten dhe për të treguar se janë profesionalisht, fizikisht dhe mendërisht në gjendje t’i japin akoma shoqërisë.
E pranishme në hapjen e kësaj zyre ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila u shpreh se rezervistët duhet të jenë më aktivë sa herë që shoqëria ka nevojë për ta.
“Ne do ta zgjerojmë mundësinë e asistencës së FA edhe nëpërmjet jush në të tilla situata, ashtu siç besoj që forcat rezerviste, forcat e të gjithë atyre që ju përfaqësoni si ish – ushtarakë, do të jenë në pararojë të vullnetarëve, një frymë kjo që duhet ta përçojë shoqërinë shqiptare shpesh herë e harruar sa herë që shoqëria, sa herë që shqiptarët ta kenë këtë nevojë”, u shpreh Kodheli.
Gjithashtu, Kodheli ka theksuar faktin se Zyra e Mobilizimit do të shërbejë dhe si një pikë komunikimi mes ish-ushtarakëve, “si një mjedis ku ju të mund të rrini bashkë, të ndani problemet që keni, e sigurisht të mund të përcillni nevojat, kërkesat që ju keni ndaj ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shtabit dhe pse jo dhe ndaj Qeverisë në përgjithësi”.
Ministrja e Mbrojtjes ka theksuar se për shkak të ekspozimit të Shqipërisë ndaj fenomeneve natyrore si vend mesdhetar por dhe për shkak të dëmeve që i kemi bërë natyrës ndër vite, situatat e jashtëzakonshme janë evidente dhe se ndihmesa e është e vyer.
“Fakti që ne do ta riorganizojmë të gjithë strukturimin e FA kur flitet për shërbimin apo për suportin në lidhje me emergjencat dhe të gjithë aktivitetin civilo – ushtarak për të cilën FA edhe nga pikëpamja kushtetuese janë të detyruara ta japin këtë asistencë, na nxjerr ne në pah nevojën për të zgjeruar numrin e përfaqësimit tonë sa herë që shoqëria, sa herë që nevoja e kërkon", u shpreh kodheli.
Ministrja Kodheli ka vlerësuar komunikimin e drejtëpërdrejtë si dhe angazhimin e fortë për ngritjen e Zyrës së Mobilizimit në kohë rekord, ambiente të cilat do të jenë edhe në funksion të kthimit të saj në një qendër të jetueshme që u jep dinjitet forcave rezerviste dhe të gjithë përsonave që do të mblidhen për të përballuar ato nevoja sa herë që kjo të paraqitet si mundësi.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, Shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë dhe ish-ushtarakë.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com