Emergjencat, lejohen
barnat e paregjistruara

Emergjencat, lejohen<br />barnat e paregjistruara
TIRANE- Në raste emergjente siç mund të jenë ato të epidemive të ndryshme, të katastrofave natyrore apo edhe në rastet kur ka vetëm një alternativë ilaçi i cili kuron një sëmundje, Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar importin e këtyre preparateve vetëm me autorizim. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë çka parashikon se subjektet private duhet të paraqesin kërkesën e tyre për autorizim importi për çdo bar të paregjistruar pranë drejtorisë farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në kërkesën për t’u pajisur me autorizimin përkatës për importimin e barnave të paregjistruar, për çdo bar të paregjistruar duhet të përcaktohen emri, principi aktiv, doza dhe forma farmaceutike, sasia, çmimi për njësi i barit, emri dhe adresa e mbajtësit të autorizimit për hedhjen në treg të barit dhe/ose firma prodhuese, si dhe një përshkrim i shkurtër për përdorimin e barit” thuhet në vendimin e qeverisë. Ky i fundit bën të mundur që në rastet e sëmundjeve të rralla apo emergjente të bëhet e mundur marrja e këtyre medikamenteve por brenda një periudhe të caktuar.

“Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar është i vlefshëm për një periudhë dymujore nga koha e lëshimit dhe jepet kundrejt një tarife prej 5 000 ( pesë mijë) lekësh për çdo bar” thuhet në VKM. Ndërkohë që burime nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se ky vendim bën të mundur kontroll më të rreptë për personat të cilët importojnë barna të paregjistruara në vend duke u kërkuar grosistëve një sërë dokumentesh të cilët të vërtetojnë cilësinë e medikamentit, origjinën e tij si dhe faturat ku të përmbahen të dhënat e medikamenteve së bashku me sasinë. 
 

Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan