Ministria e Brendshme i ka bërë apel të gjithë banorëve të qarqeve Shkodër, Vlorë e Korçë, por edhe qyteteve të tjera që në dy ditët e ardhshme të bëjnë kujdes pasi parashikohen reshje të dendura shiu e dëbore, ndërkohë që termometri do të zbresë disa gradë.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ministria e brendshme thotë se, sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.
Ajo shton se, për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente, të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Zyrat e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com